E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Prezë, në inagurimin e rrugës Kala-Prezë

Turizimi në Kalanë e Prezës i shtohet dhe një tjetër mundësi për zhvillimin e tij. Kështu, përmes një fondi prej 200 milion lekë të buxhetit të shtetit është ndërtuar sipas parametrave rruga nacionale Kala- Prezë me një gjatësi prej 3.2 kilometra. I pranishëm gjatë inagurimit të përfundimit të rrugës, kryeministri Berisha tha se rruga do të ketë impakt jo vetëm tek banorët e e zones, por në mënyrë të veçantë në rritjen e turistëve shqiptarë dhe të huaj.
 

Duke iu referuar projektit të mazhorancës për të arritur në destinacionin Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017, Berisha ftopi banorët e kësaj komune, që të zhvillojnë projektin e ullirit dhe të arrorëve.
 

Kryeministri ka përsëritur për drejtusit vendorë se qeveria do të financojë çdo projekt të komunave dhe bashkive , për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve shqiptarë në cdo cep të Shqipërisë.
 

Në përfundim, shefi i qeverisë Berisha zhvilloi një vizitë në Kalanë e Prezës, e cila ofron një pamje të mrekullueshme nga të katër anët e saj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›