E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanute mohon kalimin në Premier Ligën angleze

Sevilje - Sulmuesi Kanute është pranë rinovimit të kontratës së tij me skuadrën e Seviljas. Rinovimi i kësaj kontrate hedh poshtë të gjithë zërat e fundit që e çonin Kanutenë në Premier Ligën angleze.

Këtë gjë e vërteton edhe vetë futbollisti i Seviljas në një deklaratë për mediat, ku deklaron: “Menaxheri im ka kontaktuar me disa klube të Premier Ligës, por unë nuk jam i interesuar për to. Me Seviljan ndjehem jashtëzakonisht mirë, dhe shpresoj të luaj këtu për një kohë të gjatë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›