E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI program për gratë

Skrapar- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në qytetin e Skraparit, ku ka theksuar se asnjë forcë politike nuk ka zhvilluar deri tani Konventë të posaçme për gratë, siç organizoi LSI pak ditë më parë, kur mblodhi 4 mijë gra nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Kongreseve.

Meta vuri theksin në politikat që LSI do të zbatojë për gruan, të cilat do të kenë në qendër të tyre punësimin e grave dhe luftën kundër varfërisë. Sepse, siç u shpreh kreu i LSI,-varfëria është një plagë që, në radhë të parë, prek gruan, e më pas gjithë familjen.

“LSI ka një program të qartë për integrimin e gruas dhe për familjen në përgjithësi, dhe shprehu optimizmin e tij se në 28 Qershor gratë dhe shqiptarët do të votojnë LSI për ndryshimin që ajo do të sjellë. Ne kemi përgatitur një pr/ligj për të gjitha këto nëna veterane dhe pensioniste, për të cilat nëpërmjet këtij projektligji shprehim përkujdesjen ndaj moshës së tretë, dhe që do ta miratojmë menjëherë sapo të vijmë në pushtet”-theksoi Meta gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›