E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos trafiku në Evropë

Dy mije udhetare kane mbetur te bllokuar ne aeroportin kryesor te Parisit, "Carls De Gol", ndërkohë qe reshjet e dëborës janë rikthyer ne France, por edhe ne Belgjike, Gjermani e Holande. Gjysma e fluturimeve ne aeroportin e Parisit janë anulluar, ndërsa ne Belgjike policia i sugjeroi shofereve te evitojnë me sa mundin udhëtimet ne rruge. Qindra aksidente jane raportuar ne Gjermani, ndersa ne Italine veriore, qyteti i Venecias eshte permbytur si pasoje e shirave te rrembyeshem. Trafiku rrugor eshte paralizuar totalisht ne Gjermanine perëndimore, ndersa nje linje hekurdhore qe lidh Berlinin me Hanoverin është paralizuar, per shkak te ngricave. Gjendja paraqitet me e mire ne Angli, shteti i cili u godit rende fundjaven e kaluar dhe ne fillim te kesaj jave, me mijera anullime fluturimesh ne aeroportin e Hithrout. situata ka shkaktuar kaos te udhetaret, duke i lene ata neper aeroporte ne vigjilje te Krishtlindjeve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›