E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa uron Krishtlindjen

Papa Benedikti i XVI ka uruar 1.1 miliardë besimtaret e krishtere ne mbare boten ne ditën e lindjes se Krishtit ne 65 gjuhe te ndryshme te botes. Ne mesazhin "Urbi Et Orbi" nuk mund te mungonte edhe urimi shqip. Benedikti XVI ka mbajtur meshën e përvitshme te lindjes se Krishtit ne bazilikën e Shën Pjetrit. Gjate lutjes se tij papa kërkoi me shume paqe dhe dashuri por edhe ndalje te dhunës. Zoti i ka dhënë njeriut force për te rezistuar ndaj tiranisë, tha nder te tjera ati i shenjte gjate fjalës se tij. Meshën e kane pritur mijëra besimtare te cilët ishin mbledhur ne bazilikën e Shën Pjetrit. Këtë radhe, mesha e krishtlindjeve është mbajtur nen masa te larta sigurie, pas incidentit te një viti me pare kur një grua me probleme mendore u hodh ne drejtim te atit te shenjte, fatmirësisht pa e lënduar atë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›