E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi me fluturimet, qytetarët mes katër rrugëve në Itali/ Balla: “Wizz Air” duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit!

Kaos në aeroportin e Brindisit në Itali pasi dy fluturime të “Wizz Air”, që ishin nisur për në Tiranë, devijuan për shkak të motit të keq.

Dy avionët, njëri i nisur nga Bolonja dhe tjetri nga Bergamo për në Tiranë, kanë bërë një ulje emergjente në aeroportin e Salentos, ku kanë mbërritur gjatë natës rreth orës 3.

Avionët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirën ajrore shqiptare, në pritje për të kuptuar nëse mund të kryhej ulja në Rinas, por më pas kanë devijuar drejt aeroportit të Brindisit, me karburantin drejt përfundimit.

Situata në Brindisi është tensionuar në orët e para të mëngjesit, kur pasagjerët e devijuar, të cilët sipas informacioneve të aeroportit janë asistuar menjëherë, kanë thyer portat (gate) dhe janë futur në pistë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme nga kompania ajrore.

Por fatmirësisht situata  është zgjidhur.

Lajmin e jep kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili nuk kursen kritikat ndaj kompanisë ajrore “Wizz Air”.

“Ka marrë një zgjidhje halli i rreth 350 pasagjerëve, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, të cilët mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindisit. Është organizuar transportimi me autobuz nga aeroporti i Brindizit në Port dhe më pas drejt Shqipërisë. Kompania Wizz Air duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit! 🇪🇺 https://europa.eu/…/passenger-rights/air/index_en.htm” 

Çfarë thotë “E drejta e Pasagjerit” në rastet e vonesave të gjata, anulimeve ose refuzimit për t’u ulur avion?

  • Ushqim dhe pije falas në përputhje me kohën e pritjes

  • Telefonata apo e-mail/e telex falas

  • Akomodim në hotel nëse duhet të prisni deri ditën tjetër

  • Transport deri/nga hoteli në aeroport
    Kjo asistencë duhet të jetë falas dhe deri sa prisni re-routing.

Kjo nuk është hera e parë që, linjat “low cost” që operojnë në Shqipëri trajtojnë qytetarët si qytetarë të dorës së tretë. Shpeshherë marrim mesazhe nga bashkëkombas, brenda dhe jashtë vendit, të cilët ankohen për oraret e gjata të pritjes nëpër aeroporte, pa njoftime paraprake, kushte të këqija apo sjellje joprofesionale nga stafet e linjave ajrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›