VIDEO/ Balliu: Të përmbyset qeveria që mos të përmbyten më shqiptarët

Shqipëria vijon të përballet me pasojat e rënda që po lenë pas përmbytjet në shumë qarqe të vendit.
Përmes një reagimi në Facebook, deputeti i PD, Klevis Balliu e lidh situatën e rëndë drejtpërdrejt katastrofën me korrupsionin, abuzimin me fondet publike dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore, duke theksuar se përmbytjet nuk janë më thjesht fenomen natyror, por pasojë e keqqeverisjes.
“Vjedhja dhe korrupsioni janë arsyeja pse vendi përmbytet nga të katër anët jo vetëm nga shirat, por nga keqqeverisja, abuzimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë.
Ajo që është edhe më e turpshme është se nga qeveria nuk reagon absolutisht askush. Heshtje e plotë përballë një katastrofe që po përsëritet.
Shqipëria është lënë në mëshirë të fatit”, shkruan deputeti demokrat.
LEXO EDHE: FOTO/ Rama gjen “fajtorin” për përmbytjet: Sigurisht që kur i hedhim plehrat…