E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi në shesh, protestuesit i vënë flakën autobotit, tërhiqet Policia

Edhe në ditën e gjashtë të protestës nuk kanë munguar trazirat dhe tensionet në Tiranë.
Rrugët e kryeqytetit janë përfshirë nga kaosi, mes përplasjeve të protestuesve me efektivët e policisë, shkatërrimit të bordurave e kangjellave, si dhe djegies së koshave të mbeturinave.

Aktualisht, protestuesit ndodhen në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku situata është përshkallëzuar.

Ata i kanë vënë zjarrin një autoboti me ujë, ndërsa efektivët e policisë janë tërhequr nga zona.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›