Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë lufte, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Tashmë beteja mes policisë dhe protestuesve po zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.
Pas përplasjeve të forta që patën në Bllokun e Ministrive, policia arriti t’i shtyjë protestuesit drejt qendrës së Tiranës, aty ku po vijon përplasja.
Policia vijon të përparojë, duke hedhur vazhdimisht ujë dhe gaz lotsjellës mbi protestuesit.