Kapelet e çuditshme në Angli
Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe sëbashku me familjen mbretërore ka marrë pjesë në garën me kuaj Royal Enclosure teksa është fotografuar mjaft e qeshur nga ecuaria e garës.

Mbretëresha gjithashtu bëri paraqitjen e saj tradicionale e hipur në një karrocë të hapur me katër kuaj ngjyrë gri dhe përshëndeste me dorë turmën.

Ajo kishte veshur një kostum dhe kapele ngjyrë rozë së bashku me princin Çarls dhe bashkëshortes së tij Kamilla.

Por Royal Enclosure përveçse një garë ishte edhe një pasarelë mode ku u shfaqën kapelet me ngjyrat nga më të ndezura dhe më të çuditshme. Shikojini disa prej tyre.










