Kapelo: Kthejani titujt Juventusit
Fabio Kapelo mendon se Juventusit duhet t‘i rikthehen dy titujt e hequr prej "Calciopolit". Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga skandali në futbollin italian, trajneri i Kombëtares angleze deklaron: "Nuk çuditem nga kërkesat e presidentit Koboli Xhilji dhe të tifozëve bardhezi: ato dy kampionate unë i kam fituar në fushën e lojës".
Kapelo, çfarë menduat kur Kaka refuzoi milionat e Mançester Sitit?
Mendova diçka shumë të thjeshtë, që me qëndrimin e Kaksë, Milani humbi shifra të mëdha në aspektin ekonomik, por skuadra fitoi në planin teknik, pasi braziliani është një lojtar i klasit botëror. Ndërsa për Mançester Sitin vlen e kundërta.
Tashmë, e ardhmja e lojtarit lidhet me Realin e Madridit…
Mua më pëlqen të arsyetoj me fakte dhe jo vetëm me hipoteza…
Duke qëndruar te Milani, na flisni për Bekham, të cilin e njihni mirë…
Përpara se Devid të shkonte në "San Siro", klubi kuqezi më kërkoi një mendim dhe i këshillova ta merrnin, pasi ai është një lojtar i shkëlqyer dhe shumë profesionist. Me sa kam parë, Bekham u ingranua menjëherë te Milani, madje, shënoi kundër Bolonjës.
Aq i mirë sa mund t‘i shërbejë edhe Anglisë në eliminatore…
Bekham është pjesë e grupit që drejtoj. Është një prej lojtarëve te të cilët mbështetem për Botërorin 2010.
"Tre Luanët" po luajnë mirë dhe marrin rezultate pozitive. Jeni shndërruar në idhullin e britanikëve, edhe tabloidët ju lavdërojnë…
Faleminderit. Kjo është ana e bukur e medaljes, por dua t‘ju kujtoj se lavdërimet vijnë, sepse gjithçka po ecën mirë. Nëse rezultatet nuk do të jenë aq të kënaqshme, mendoj se të gjithë do të më hidhen në ‘fyt‘… Për momentin jam i lumtur, skuadra është e rregullt, konkrete, e aftë të sulmojë dhe të mbrojë pa humbur ekuilibrat… ashtu si më pëlqen mua. Por, kemi ende shumë punë përpara.
Si një italian në krye të stolit anglez, si i vlerësoni "axurrët" e Lipit?
Ata janë kampionët e botës. Lipi po punon që të ndërtojë një grup të fortë lojtarësh. Edhe Italia, ashtu si Anglia, janë ende në fazën eksperimentale.
Angli-Itali, dy skuadra që pritet të kenë fjalën e parë në aktivitetin në Afrikën e Jugut…
Është ende shpejt për të folur për fazën finale të Botërorit 2010. Më parë duhet të mendojmë të përfundojmë me sukses eliminatoret, ndërsa më pas do të flasim më konkretisht për Italinë dhe Anglinë, të cilat janë dy superfuqi të futbollit botëror.
A mund të flasim për duelin e trefishtë të muajit shkurt, në Ligën e Kampioneve, ndërmjet klubeve italiane dhe angleze?
Pa dyshim. Duhet ta pranoj se kjo sfidë më nxit kureshtje. Ndoshta, asnjëherë tjetër në jetën time nuk kam pasur kaq shumë interes ndaj një aktiviteti futbollistik. Megjithatë, përveç përballjeve Inter-Mançester Junajted, Juventus-Çelsi e Roma-Arsenal mund të shtoj edhe Liverpul-Real Madrid, pra një tjetër sfidë të nivelit të lartë mes skuadrave që i njoh mjaft mirë.
Cilat janë ndryshimet e futbollit italian dhe atij anglez?
Në Itali i kushtohet më shumë vëmendje aspektit taktik dhe strategjik; në Angli futbolli është më atletik dhe i fortë.
Nga Champions te Seria A: si ju duket?
I nivelit të kënaqshëm. Vlerave tradicionale i janë shtuar edhe vlera të tjera, si Xhenoa e Napoli.
Kush do ta fitojë titullin?
Klasifikimi aktual pasqyron më së miri futbollin italian. Pra, Interi, që është skuadra më e fortë dhe ka më shumë shanse të fitojë, qëndron në krye. Zikaltërit ndiqen nga një Juventus i jashtëzakonshëm, të cilët ndryshe nga sa mendohej u rikthyen shumë shpejt si protagonistë. Në vend të tretë është Milani i yjeve. Një Milan që ka marrë forcë nga qëndrimi i Kakasë dhe kërkon të rikuperojë diferencën me gjashtë pikë nga Interi.
Megjithatë, vazhdojnë polemikat për gjyqtarët…
Ne italianët jemi specialistë kur bëhet fjalë për të akuzuar gjyqtarët. Në asnjë vend tjetër të kontinentit nuk diskutohet kaq shumë për arbitrimin. Ndoshta e ekzagjerojmë vetë në situata të tilla.
Jeni pro apo kundër Hoze Murinjos?
Si mund të jem kundër një kolegu që ka fituar në Portugali dhe Angli, pra në dy vendet ku ka punuar. Në futbollin modern kanë rëndësi vetëm rezultatet dhe Murinjo i arrin. Më pëlqen e folura e tij e hapur dhe kuraja që tregon për të thënë realitetin.
Avantazhi i Interit nga Juventusi është i vogël: presidenti Koboli Xhilji dhe tifozët bardhezi kërkojnë t‘u kthehen titujt e sezoneve 2004/‘05 e 2005/‘06, mbi të gjitha nëse Moxhi nuk shpallet fajtor nga Gjykata e Napolit. Çfarë mendoni?
Mendoj që Juventusi i atyre viteve, ku siç e dini unë isha trajner, ato dy trofe i fitoi në fushën e lojës dhe në mënyrë të rregullt. Nuk çuditem aspak ndaj kërkesave të Xhiljit dhe tifozëve, që kërkojnë t‘u rikthehen titujt kampionë. Del Piero, të cilin unë e zëvendësoja shpesh, tani po shkëlqen? Ju kujtoj se kur isha në krye të Juventusit, përveç Alesandros, kisha në dispozicion edhe Ibrahimoviç, Trezege dhe Mutu. Pasi sqarova këtë, mund të them se më bëhet qejfi që Del Piero po luan në nivele të tilla.