E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Fanenshtil, rekord transferimesh

Ish-portieri i Vllaznisë në edicionin 2006/‘07, Lutz Fanenshtil vendosi rekordin botëror të transferimeve. Arritja e "gardianit" gjerman nuk ka lidhje me rekordin për transferimin më të shtrenjtë, që mbahet nga Zinedin Zidan. Fanenshtil u bë lojtari që ka ndërruar më shumë klube në karrierë: ai sapo ka firmosur për skuadrën e 24-rt, norvegjezët e kategorisë së tretë, Mangerud Star, ku do të jetë trajner-lojtar. 35-vjeçari mund të krenohet se është profesionisti i vetëm që ka luajtur në gjashtë kontinentet e njohura nga FIFA (Amerika Veriore dhe Jugore klasifikohen të ndara). Ai e ka filluar karrierën te rezervat e Bajernit të Mynihut, e gjatë këtyre 15 viteve ka luajtur edhe me Notingam Forest në Angli. Në 2009, Fanenshtil shpreson të organizojë një ndeshje bamirësie në Antarktidë, "kontinenti" i vetëm ku nuk është aktivizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›