E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 130 kg marihuane, vinte nga Lazarati

GJIROKASTER- Një sasi prej 130 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të së martës në të dalë të fshatit Lazarat.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia e komisiariatit të policisë së Gjirokastrës informon se lënda narkotike është sekuestuar në një automjet tip BMV rreth orës 01. 15 minuta në vendin e quajtur Kordhocë në dalje të fshatit Lazarat. Automjeti me targa fallco GJ 68 38 A, i cili ishte i ngarkuar me lëndë narkotike po dilte nga fshati Lazarat për në aksin kryesor nacional në drejtim të Gjirokastrës.

Menjëherë forcat e policisë kanë bërë bllokimin e rrugës në afërsi të lagjes Kordhocë , por drejtuesi i automjetit porsa ka parë se rruga ishte e bllokuar nga policia është kthyer me shpejtësi për në drejtim të fshatit Lazarat.
Specialistët dhe Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar janë vënë në ndjekje të këtij automjeti I cili është përplasur me murin rrethues të një banese. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet në mes banesave të këtij fshati.

Nga kqyrja e autmjetit policia ka konstatuar të fshehur drogën në bagazh dhe në sedilejen e pasme të cilën e kishte te hequr. Lënda narkotike,gjithsej rreth 130 kg ishet paketuar në qese me peshë të ndryshme. Policia ka bërë sekuestrimin e lëndës narkotike dhe të automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe është bërë shpallja në kërkim e një të riu nga fshati Lazarat i cili drejtonte automjetin. Për arsye hetimi polocia nuk bën të ditur gjeneralitetet e tij.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›