E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionit hetimor për zgjedhjet, pritet sot mbledhja e parë

TIRANE-Me gjithë kundërshtimin e opozitës, dhe rezervave të ndërkombetareve mazhoranca qeverisëse është e vendosur për komisioni hetimor. Mbledhja e pare e komisionit pritet te filloje sot pa praninë e deputetëve të opozitës te cilet refuzuan ta votojne ate ne seancen e se premtes. Deputetet demokrate jane shprehur se komisioni do të fillojë punën e tij procedurale, ashtu si të gjitha komisionet e tjera hetimore.
Por, pavarësisht këtyre provokimeve të shumicës, opozita është e vendosur për të mos e njohur këtë komision, i cili, sipas saj, është i paligjshëm për sa kohë është ngritur nga mazhoranca pa pasur një kërkesë të shkruar. Dje deputetja e PS, Arta Dade cilesoi te paligjshem komisionin dhe tha se edhe vete ky komision duhet te vihet nen hetim.
Nderkohe nga reagimet e para te nderkombetareve vjen nga perfaqesuesi i OSBE, Robert Bosch i cili apelon se për Komisionin duhet angazhimi i të dyja palëve. “Komisioni i njëanshëm është i padobishëm, komisioni duhet me miratimin e të dy palëve”, tha Bosch.
Sipas tij, përfaqësia e OSBE në Shqipëri shprehet e zhgënjyer për mosarritjet e një marrëveshje në seancat maratonë të Kuvendit në datat 18-19 Mars.
Në këto kushte Bosch bën apel për gjetjen e kompromisit nga palët. Më tej Bosch shton se ky ishte rezultati më negative që ndërkombëtarët mund të prisnin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›