Kapen 14 klandestinë shqiptarë
Rikthehen klandestinët në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Policia greke ka ndaluar dje një grup prej 14 shqiptarësh, të cilët ishin fshehur në një kamion, i cili kaloi kufirin dhe po udhëtonte në veri të Greqisë me destinacion Athinën. Lajmi është bërë publik mesditën e djeshme nga agjencia greke e lajmeve "Expres", sipas të cilës, automjeti që transportonte klandestinët shqiptarë, fillimisht kishte kundërshtuar kërkesën e policisë vendase për të ndaluar në kontroll, por më pas ishte detyruar të qëndronte. Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin shqiptar policia konfirmoi se, ka gjetur të fshehur një grup prej 14 personash, kryesisht të moshave të reja, të cilët janë arrestuar menjëherë. Agjentët e policisë greke arritën të arrestonin edhe dy persona të tjerë, shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij, të cilët dyshohet se kanë qenë duke kryer trafikimin e klandestinëve që pritet të riatdhesohen gjatë këtyre ditëve në kufirin Greqi-Shqipëri. Ka qenë një kontroll rutinë i policisë në akset dytësore në Marudi, zona e quajtur Thesprotia, në veriperëndim të Greqisë, që ka pikasur kamionin e dyshimtë. Agjentët e policisë greke kanë këmbëngulur akoma më shumë për të bërë kontroll, pasi kanë konstatuar se shoferi shqiptar nuk i ishte bindur komandës së parë të policisë, për të ndaluar kamionin me qëllim verifikimi. Nga hetimet e para është konfirmuar se kamioni ndodhej në Greqi për arsye tregtare, ndërsa është e paqartë nëse klandestinët kaluan kufirin mes dy vendeve të fshehur në karrocerinë e mbuluar, apo kanë hipur në kamion pasi kishin kaluar më këmbë vijën shtetërore ndarëse mes dy vendeve. Rishfaqja e klandestinëve që kalojnë në rruge tokësore nga Shqipëria në drejtim të Greqisë vjen në një kohë kur policia dhe Prokuroria shqiptare prej më tepër se dy vitesh kanë goditur disa grupe kriminale, që kishin aktivitet të zgjeruar në kalimin e emigrantëve ilegalë drejt tokës helene. Më shumë se dhjetë punonjës policie që shërbenin në pikat e kalimit kufitar të Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës me Greqinë janë arrestuar gjatë dy viteve të fundit, pasi dyshohet se bashkëpunonin me grupet kriminale në lejimin e kalimit të klandestinëve shqiptarë drejt Greqisë. Dy grupe kriminale të fuqishme që kalonin klandestinë nga kufiri jugor i vendit në Greqi, janë goditur dy muajt e fundit, megjithatë fenomeni më tepër sesa në zhdukje, duket se po shkon drejt sofistikimit.