Itali, vdes vajza, plagoset shtatzëna shqiptare
BARI - Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi dje në Bari të Italisë, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë shqiptare vetëm 8 vjeçe.
Sipas policisë italiane mësohet se, ngjarja ka ndodhur në kohën kur shqiptari Françesko Gurraj po lëvizte me makinë në autostradën A14 të Barit. Shoferi me banim në Itali, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke sjellë si pasojë lëvizjen kaotike të makinës deri në momentin e përplasjes së saj me një pemë. Policia tha se vajza 8 vjeçe e çiftit, gjatë aksidentit ka dalë nga makina dhe ka vdekur në vend. Mësohet se mes pesë të plagosurve të aksidentit rrugor ishte dhe nëna e vajzës, Mariana Gurraj, e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes. Pesë të plagosurit janë transportuar me autoambulanca në spitalet e Barit. Mes tyre ishte dhe një fëmijë vetëm 4 vjeç, që besohet se do të shërohet brenda 10 ditëve nga dëmtimet e lehta. Sipas policisë, shkaktar i ngjarjes dyshohet se ka qenë pikërisht babai i dy fëmijëve, Françesko Gurraj, që drejtonte makinën tip Fouristrada, e cila lëvizte nga Milano dhe ishte drejtuar për në Matera.