E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 149 kg drogë në kufi, arrestohen 3 trafikantët

TIRANE- Mbi 149 kg lëndë narkotike është bllokuar gjatë 24 orëve të fundit në tentativë për t´u trafikuar jashtë kufirit ose pak metra në tokën fqinje, ndërkohë që janë arrestuar tre trafikantët, shkruan sot “Gazeta Shqiptare”.

"Në operacionin policor të kryer në orët e para të ditës së martë në portin e Vlorës, u bllokua 30 kg marijuanë dhe u ndalua shoferi i fugonit. Në operacionin e realizuar në Kakavijë(në postbllokun grek), policia fqinje, në bashkëpunim me policinë tonë, bllokuan 11 kg marijuanë dhe arrestuan drejtuesin e kamionit të mallrave. Ndërkohë, policia e Igumenicës, në kufirin shqiptarogrek, përkatësisht afër Sajadhës, bllokoi 104 kg kanabis, duke arrestuar dhe një 26-vjeçar nga Shqipëria",- konfirmojnë burimet zyrtare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›