E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 15 grabitqaret e shtepive dhe shtyllave te tensionit te larte

SHKODER- Shkaterrohet banda e grabitesve ne veri te Shqiperise. 15 te rinj jane arrestuar pasi dyshohet se jane autore te nje sere vjedhjesh me dhune te banesave por dhe shkaterrim me eksploziv te shtyllave te tensionit te larte. Te rinjt cuna te moshes 20- 25 vjec u jane gjetur dhe lende eksploziv dhe kapsolla detonatore me te cilat shperthenin shtyllat e tensionit te larte. Nje person eshte shpallur ne kerkim.

GRABITESIT E BANESAVE
Te arrestuarit jane Mhill Nikolle Thepi vjec 20 banues ne fshatin Spathar Shkoder Besmir Lugina vjec 25 banues ne fshatin Balldren Lezhe Xhevahir lugina vjec 23 banues ne fshatin Balldren Lezhe Agron Thepi vjec 21 banues ne fshatin Spathar Shkoder Ndue Ara vjec 25 banues ne Balldren Lezhe Nikolin Pjetri vjec 25 banues ne Lac Vau i Dejes Shkoder Dede Thepi vjec 25 banues ne fshatin Spathar Shkoder Pjeter Huba vjec 25 banues ne fshatin Mnele Shkoder Gjin Marku vjec 24 banues ne fshatin Kryebushat Shkoder.
Ata akuzohen per vjedhjen e disa pajisjeve ne lokalin DEA ne fshatin skathar me date 14.07.2011 vjedhjen e baneses se nje shtetasi ne fshatin Juban te Komunes Gur i Zi Shkoder ngjarja e ndodhur me date 22.11.2011 Ngjarjen e ndodhur me date 18.12.2011 ne fshatin Mnele te Komunes Vig Mnele Shkoder ku i eshte vjedhur me dhune nje sasi prej 260.000 leke nje shtetaseje Ngjarja e ndodhur me date 10.02.2012 ne fshatin Rranxa komuna Bushat Shkoder ku i eshte vjedhur me dhune nje sasi prej 3.000.100 leke nje shtetasi Ngjarja e ndodhur me date 13.02.2012 ne fshatin Juban te Komunes Gur i Zi Shkoder ku eshte vjedhur banesa e nje shtetasi Ngjarja e ndodhur me date 31.01.2012 ne fshatin Spathar te Komunes Gur i Zi Shkoder ku eshte vjedhur banesa e nje tjeter shtetasi.

SHKATERRIMTARET E SHTYLLAVE TE TENSIONIT TE LARTE
Po keshtu ne kuader te ketij operacioni ne bashkepunim me strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Lezhe eshte bere i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes se ndodhur me date 30.12.2011 ne fshatin Kallmet ku jane shkaterruar me eksploziv shtyllat e tensionit te larte.
Sipas policise te dyshuarit si autore jane Besmir Lugina vjec 25 banues ne Balldren Lezhe Xhevahir Lugina vjec 23 banues ne Balldren Lezhe Mhill Nikolle Thepi vjec 20 banues ne fshatin Spathar Shkoder Gazmir Dedaj vjec 22 banues ne fshatin Torovice Lezhe Aleksander Boka vjec 28 banues ne fshatin Balldren Lezhe Ernest Preci vjec 47 banues ne fshatin Juban Shkoder. Gjate veprimeve hetimore jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale 50 meter fitil zjarrpercjelles 190 kapsolla detonatore lende artizanale per eksploziv nje arme zjarri automatike kater motocikleta nje autoveture te cilat jane perdorur nga autoret per kryerjen e veprave penale.

Materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se rrethit Gjyqesor Shkoder dhe Lezhe per veprat penale te vjedhjes me dhune kryer ne bashkepunim vjedhjes ne bashkepunim mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit shkaterrim prone me eksploziv e kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 139/2 134/2 278/2 152/2 te Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›