Shqiperia e ngrire PDne koncerte milionash
Shqiperia e meriton me te vertete epitetin si vend paradoksesh dhe dizekuilibrash. Dhe me sa duket vulen perfundimtare do ta marre diten e hene teksa te rinjte e Partise Demokratike kane lajmeruar me germa te medha se do te festojne fuqishem ne Pallatin e Kongreseve 20 shkurtin diten e rrezimit te bustit te dikatorit komunist Enver Hoxha qe shenoi perfundimisht rrezimin e simbolit te komunizmit ne Shqiperi. Madje koncerti i madh do te jete i shoqeruar dhe me zerin e kengetareve te njohur si Ciljeta Xhilaga Greta dhe Eni Koci etj. Duke joshur me zerin e tyre qindra e qindra te rinj qe do ta ndjekin direkt kete koncert ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane dhe mijra te tjereve qe do ta ndjekin live permes TV ku lajmet e perzishme te bllokimit te banoreve nga bora e madhe humbja e njerezve sikleti i nenave shtatzena do te ngaterrohen me zerin e kengetareve qe do marrin pjese ne kete koncert te madh festiv. Lajmerimi eshte bere ne faqen zyrtare te FRPD ne rrjetin social Facebook permes te cilit fton te gjithe ne kete feste dhe koncert te madh festiv. Te gjithe te ftuar te festojme diten e hene me 20 Shkurt ora 17.00 ne Pallatin e Kongreseve. Koncert i madh festiv per te festuar 21 vjetorin e rrezimit te bustit te ish-diktatorit Hoxha dhe rrugetimin e Shqiperise drejt familjes dhe vlerave europiane thuhet ne njoftimin e fiksuar ne faqen zyrtare te FRPD nderkohe qe dhe sigla e forumit ku eshte shenuar dhe ftesa qe permban daten oren dhe vendin e zhvillimit te ketij koncerti te madh festiv. Eshte e kuptueshme se nuk ka se si te mungoje ne kete koncert dhe kryeministri Berisha si kreu i opozites se pare shqiptare qe me kontributin e saj solli dhe rrezimin e komunizmit nhe Shqiperi bashke me simbolet e tij. Por ajo qe vihet re fare qarte dhe qe te le nje shije te hidhur eshte momenti i zgjedhur per te festuar nga ana e FRPD dhe demokratet shqiptare. Pasi pikerisht ne keto dite te veshtira gati gjysma e popullsise shqiptare ne veri verilindje dhe juglindje gjendet e mberthyer nen daren e forte te bores dhe motit te keq ku lufta per ekzistence lufta per jeten tashme eshte bere dhe kryefjala e ketyre diteve. Nuk kane te rreshtur lajmet per bllokim total te ketyre zonave nga bora e madhe qe ka rene humbje njerezish shtepi te shembura dhe qe rrezikojne te shemben mungese te energjise elektrike kercenim urie femije qe nuk shkojne ne shkolle te cilat gjithsesi kane rezonuar dukshem thjeshte me lajmin se do te kete nje koncert festiv diten e hene jo me me faktin kur ne TV do te kete perzierje te pamjeve te ketij koncerti disamilionesh me pamjet e njerezve te rraskapitur nga lodhja mundimi pse jo dhe uria e ketyre diteve te ngarkuara me dhimbje. Kreu i bashkise se Tiranes Lulzim Basha pavaresisht se ne Tirane ska bore anuloi festimin e dites se te dashuruarve Shen Valentinin thjeshte vetem per shkak te situates ne zonat e bllokuara nga bora nderkohe qe ende nuk ka asnje lajm per anulimin e ketyre festimeve diten e hene nga ana e PD festime me kengetare qe per nje kenge marrin miliona.