Kapen 3 të rinj, kalonin klandestinë në Greqi
GJIROKASTER-Tre të rinj nga Tepelena dhe Përmeti kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës teksa po tentonin të kalonin drejt Greqisë 6 klandestinë.
të arrestuarit janë Leonard Muca 22 vjec, Elis Beqiraj 21 vjec dhe Arif Qerimaj po 21 vjec.
Arrestimi i tyre u bë rreth orës 01:00 të mëngjesin të sotëm, teksa po transportonin në automjetin tip Opel me targa Përmeti 11 87 B me portobagazh 6 anëtarë të një familjeje nga Hasi, 4 gra, një fëmijë dhe një burrë.
Sipas policisë tre të rinjtë po tentonin ti kalonin klandestinët drejt Greqisë, përmes kufirit të Carshovës kundrejt shumës 1 mijë euro personi.
Mesa dukej të arrestuarit e njihnin mirë territorin, pasi ata do ti ndihmonin klandestinët edhe në tokën helene.
Mësohet se klandestinët ishin prej kohësh emigrantë në Greqi pa dokumenta dhe ishin kthyer në Shqipëri për një rast familjar.
(d.b/BalkanWeb)