E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtëm hungarez, Balazs sot në Tiranë

TIRANë- Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Balázs nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme, gjatë kësaj vizite do të diskutohet mbi thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kuadër, do të firmosen dhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve, si dhe Protokolli i Bashkëpunimit mes dy Ministrive të Jashtme.

Gjithashtu, për herë të parë në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs, ka thirrur dhe do të drejtojë Konferencën e Ambasadorëve të Republikës së Hungarisë në rajonin e Ballkanit, të cilën do ta përshëndesë edhe Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, z. Péter Balázs do të pritet gjithashtu në takime të veçanta, edhe nga autoritetet më të larta të shtetit shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›