Kapen 500 gr kokainë në Kakavijëarrestohet transportuesi nga Fierit
GJIROKASTËR - Sekuestrohen 500 gramë kokainë e në pranga është vënë transportuesi i saj, Durim Gjojdeshi, 45 vjeç nga Libofsha e Fierit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës, të cilët kanë saktësuar se, arrestimi është bërë në doganën e Kakavijës.
I arrestuari, kishte kaluar vijën e parë të kalimit të automjeteve. Por nga dyshimet e krijuara, policia e ka kontrolluar sërish makinën e 45-vjeçarit nga Libofsha e Fierit. Gjatë kontrollit e fshehur në sediljen e makinës, është gjetur sasia e lëndës narkotike që do të trafikohej për në Greqi.
Makina ku u gjet lënda narkotike ishte e llojit “Benz” me targa AA 308 DR. Dyshohet se ka ende sasie lëndë narkotike tjetër e për këtë arsye, mjeti është duke i’u nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)