Kakavijë, sekuestrohet 1 kg kokainë, 2 të arrestuar
KAKAVIJE- Policia kufitare e Kakavijës, ka sekuestruar në një makinë tip “Benz” rreth 1 kg drogë e llojit kokainë e pastër, me një vlerë fillestare 40 mijë euro.
Pas kontrollit rutinë që policia kufitare bën, në brendësi të sediljes së pasme të makinës me targa AA 308 DR, u gjet dhe e sekuestrua lënda narkotike kokainë e pastër.
Policia ka vënë në pranga dy personat që ndodheshin në makinë, shtetasit Durim Gjojdeshi nga Libofsha e Fierit, 45 vjeç, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në bazë të hetimeve që policia kreu, destinacioni i drogës ishte Greqia, ndërkohë që blerja është bërë në Fier.
Policia njofton se vazhdon kontrolli i imtësishëm në makinë, pasi dyshohet se ka akoma drogë të fshehur.
(m.s/BalkanWeb)