Kapen 6 kg heroine ne Tirane disa persona te arrestuar
Artan CENA
TIRANE - Sekuestrohen 6 kilograme heroine. Operacioni eshte bere mbremjen e djeshme ne kryeqytet dhe ne pranga jane vene disa persona. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Policise se Shtetit te cilat thane se aksioni eshte bere pas hetimeve disamujore te shtrira ne kryeqytet dhe rrethe te tjera te vendit. Emrat e te arrestuarve nuk jane bere te ditur por mesohet se ata jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Keta te fundit kane qene force mbeshtetese pasi operacioni eshte kryer nga efektivet e sektorit te Antidroges ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.
OPERACIONI
Burime nga uniformat blu thane se aksioni policor eshte zhvilluar ne oret e pasdites se djeshme. Informacionet ishin te sakta. Policia ka ushtruar kontroll ne nje kontejner me targa te Durresit dhe brenda tij eshte gjetur sasia e madhe e lendes narkotike. Gjate aksionit jane ndaluar disa persona emrat e te cileve nuk jane bere te ditur. Policia beson se ka shkaterruar nje rrjet te madh te trafikimit te lendeve narkotike. Operacioni policor u zhvillua ne zonen e njohur si Misto Mame. Gjate aksionit eshte bllokuar nje trajler qe po udhetonte per te dale nga kryeqyteti ku ishte dhe kontejneri ku u gjet droga. Menjehere eshte shoqeruar shoferi ndersa disa grupe te tjera policesh kane ndaluar personat e tjere te cilet dyshohen qe jane te perfshire ne kete trafik te madh lendesh narkotike. Gjate kontrollit te ushtruar ne makine eshte gjetur dhe sasia prej 6 kilogramesh e droges se forte e llojit heroine.
HETIMET
Hetimet ne lidhje me kete sasi lende narkotike kishin filluar pak muaj me pare. Agjentet e Antidroges kishin marre informacione per nje rrjet trafiku te droges dhe kane nisur hetimet. Te dyshuarit jane mbajtur ne vezhgim per disa kohe derisa diten e djeshme eshte marre informacioni per transportin e lendes narkotike. Menjehere eshte krijuar nje grup operacioni i cili eshte vene ne veprim. Ne bashkepunim dhe me efektivet e Policise se Tiranes rreth ores 1700 te dites se djeshme operacioni ka perfunduar me sukses.
3 Nentor 2010