Dy vellezer ne kerkim vodhen 30 mije euro nga biznesi i babait
DURRES - I vjedhin babait 30 mije euro dhe zhduken. Dy vellezer jane shpallur ne kerkim nga Policia e Durresit pas denoncimit te babait te tyre. Vellezerit Kosta dhe Konti Mano respektivisht 26 dhe 24 vjec jane denoncuar ne polici nga babai i tyre 55-vjecar me inicialet S. M. pasi i kane vjedhur ne nje magazine 30 mije euro si dhe 100 rubineta bronzi me vlere te pergjithshme 100 mije leke. Ende nuk jane mesuar shkaqet qe i kane cuar dy vellezerit te bejne kete grabitje ne magazinat e babait te tyre por tani emrat e te arratisurve ndodhen ne blloqet e policise. Vjedhja eshte vene re rreth ores 1200 te dy diteve me pare kur pronari i magazines kishte zbritur per te marre mall. Aty ka pare qe ishin hapur dyert ishin marre parate dhe nje sasi malli. Dy vellezerit Mano ne oret e para te mengjesit te dy diteve me pare jane futur nepermjet dyerve duke demtuar dhe keputur drynat e tyre ne katin e nendheshem te magazines se babait te tyre ne Lagjen Nr. 9 Durres ku kane marre shumen prej 30 mije eurosh si dhe 100 cope rubineta prej bronzi me vlere 100 mije leke. Dy vellezerit kishin perfituar nga fakti qe ne ate ore ne magazine nuk kishte njeri dhe kane hyre duke marre parate. Pas vjedhjes me force vellezerit Mano jane larguar ne drejtim te paditur duke humbur dhe gjurmet. Ngjarja eshte vene re nga 55-vjecari me inicialet S. M. ne kohen kur ai ka shkuar ne magazine. Pasi ka pare se eshte vjedhur ka njoftuar policine dhe ka akuzuar dy djemte e tij. Dyshimet jane se perpara vjedhjes ata te kene pasur nje zenke mes tyre.
3 Nentor 2010