E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapen babë e bir me drogë, kishin fshehur në kamion 56 kg kanabis sativa

Babë e Bir janë arrestuar në korçë pasi janë kapur me drogë në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia gjeti dhe sekuestroi 56 kilogramë kanabis sativa në kamionin e tyre.

Dashmir Hamazaraj, 68 vjeç dhe Amanti Hamazaraj, 35 vjeç, banues në Tiranë, kur kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, janë ndaluar nga policia.

Gjatë kontrollit, në pjesën e tavanit të rimorkios së kamionit u konstatuan të montuara 44 shufra metalike, në të cilat ishin fshehur sasi lënde narkotike cannabis sativa, me peshë totale 56 kilogramë.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe një shumë prej 1300 eurosh.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›