E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr mes të miturve në Korçë, një i lënduar

Një tjetër sherr mes të miturve ka ndodhur ditën e sotme, ku është lënduar lehtë njëri prej tyre.

Policia bën me dije se dy të mitur janë konfliktuar teksa po loznin futboll dhe pas sherrit njëri ka mbetur i lënduar me gur.

I mituri po merr ndihmë mjekësore, ndërsa 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi:

Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën.

12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Kujtojmë që një ditë më parë në Tiranë një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›