E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kapen ilaçe kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, 16 persona të arrestuar

Policia ka arrestuar 16 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se tregtonin ilaçe kontrabandë.

Sipas policisë medikamentet janë gjetur në disa banesa të ndryshme dhe në disa farmaci. Vlera e mallrave të sekuestruara është afro 50 mijë euro.

Sipas hetimeve disamujore rezulton se grupi kontrabandonte ilaçe nga Greqia, Italia dhe Kosova dhe i tregonte ato në farmacitë e qyteteve të Shqipërisë.

Sipas dosjes së prokurorisë ky grup komunikonte në rrjetet sociale për porositë e ndryshme, ndërsa çmimet e medikamenteve ishte më të larta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›