E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kapen me 84 000 euro në Han të Hotit, procedohen 2 shtetas polakë

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Policia e Shkodrës sekuestroi 84 000 euro në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa ka proceduar dy shtetas polakë të cilëve nuk i deklaruan gjatë kalimit.

Policia e Shkodrës njofton se shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›