Qëndrimi i ambasadorit rus ndaj Krimesë, reagojnë Franca, Estonia, Letonia dhe Lituania

Franca, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë reaguar me zemërim ndaj qëndrimit të ambasadorit kinez në Paris në lidhje me statusin e Krimesë por edhe me ato të vendeve që dikur kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Franca, dhe shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituaniosë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për përgjigjen që ambasadori i Kinës në Paris i dha pyetjes së bërë gjatë një interviste me një television francez nëse Krimea është pjesë e Ukrianës ose jo.
Ambasadori Lu Shaye tha se historikish Krimea ka qenë pejsë e Rusisë dhe i ishte ofruar Ukrainës nga ish-lideri sovjetik Nikita Hrushov.
“Këto ish-vendet e Bashkimit Sovjetik nuk kanë një status aktual në ligjin ndërkombëtar pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje ndërkombëtare që mund të materializojë statusin e tyre sovran”, tha Lu.
Në kundërpërgjije me këto komente, Franca ka shprehur solidaritetin e saj të plotë me të gjitha vendet aleate të prekura nga komentet, për të cilat tha se kishin arritur të shpallnin pavarësinë e tyre pas dekadave të tëra shtypjeje.
“Përsa i përket Ukrainës, ajo u njoh ndërkombëtarisht brenda kufijve ku përfshihet edhe Krimea në vitin 1991 nga i gjithë komuntetit ndërkombëtar”, u shpreh një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze.
Tre shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, të gjitha dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, reaguan në të njëjtën linjë me Francën.
/rtsh.al/