Kapen personat që donin ta vrisnin Justin Bieber

Këto ditë, u raportua se këngëtari, Justin Bieber ishte kërcënuar me vdekje nda disa persona. Ky komplot kundër tij, është zbuluar nga policia e cila ka arrestuar dy meshkuj.
Njërit nga ta, Mark Staake, i janë gjetur një palë gërshërë në veturë me të cilat supozohet se ka dashur ta vras këngëtarin.
Sulmi ishte paraparë të ndodhte në nëntor gjatë një koncerti të Justin në, New York. Raporti policor thotë se ata kanë dashur fillimisht ta vrasin këngëtarin duke e ngulfatur. Burri i dytë, Martin më parë kishte qenë i denuar për një vrasje dhe thuhet se ai ka qenë inciatori që ta bëjë të njëjtën edhe me këngëtarin e hitit, “Baby”.
Ndërkaq, arsyeja pse ai kishte dashur ta bënte një gjë të tillë është sepse ai është i obesionuar me këngëtarin madje, ka edhe një tatu të tij në këmbë.
Polica ka arritur të zbuloj edhe një telefonatë të këtyre dy burrave ku flitet për pamundësin e kryerjes së vrasjes. Lajmi për kapjen e personave që donin ta vrisin Justin, padyshim se e ka gëzuar atë, familjen si dhe fansat e tij./Indeksonline/