Mos kini frikë të deklaroni se jeni gay, s’do shkoni në ferr

Ai konsiderohej si një prej meshkujve më seksi në botë, por i tronditi të gjithë kur deklaroi publikisht pak vite më parë se është homoseksual.
Dhe, tashmë është kthyer në një prej mbrojtësit dhe promovuesit më të fuqishëm të homoseksualëve.
Gjatë një konference për promovimin e homoseksualëve, ku merrte pjesë edhe sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, Ricky Martin ka deklaruar se homoseksualët nuk duhet të kenë frikë dhe se duhet të shpallin publikisht atë se çfarë janë.
Ai është shprehur se nëse do të kishte mundësi, do ta deklaronte edhe një herë tjetër se është gay, për t’u dhënë kurajo të tjerëve që të deklarohen të tillë dhe të gjejnë dashurinë e tyre në jetë.
“Po të kisha mundësi, përsëri do të dilja publikisht për t’u treguar atyre që të mos vuajnë nga identiteti i tyre.
Është bukur kur gjeni dashurinë. Për shumë vite kam jetuar me frikë… sepse unë urreja veten, pasi jam rritur duke dëgjuar një koncept të çmendur:
‘Nëse je homoseksual, vendin e ke në ferr”, tha Martin, i cili bashkëjeton me një mashkull dhe ka edhe dy binjakë falë një nëne surrogate./Indeksonline/