Kapen policët, i çonin drogë Alket Rizait. Rizai: I kërcënova
ATHINE - Policia greke ka arrestuar 2 policë të burgut të Malandrinos, të cilët u kapën me rreth 300 gram heroinë. Sipas hetimeve të para, droga që iu gjet policëve ishte e destinuar për të burgosurin shqiptar, Alket Rizai.
Dy oficerët e burgut e pranuan vetë se lënda narkotike ishte për të burgosurin shqiptar Alket Rizai dhe se në të kaluarën e afërt, ishin futur edhe telefona, madje ishin bërë përpjekje që të kalonin edhe armë në burgun e Malandrinos.
Alket Rizai ka mbajtur gjithë përgjegjësinë, lidhur me organizimin e rrjetit, që vepron brenda burgut dhe pjesëmarrjen e dy oficerëve në futjen e drogës dhe telefonave celularë në qeli.
Duke folur për median, shqiptari Alket Rizai, argumenton se para se një muaji e gjysmë kishte vënë "njerëzit e tij" për të rrëmbyer njërin prej gardianëve të arrestuar, i cili u mbajt peng në mal për rreth dy orë. "Duhet të më sjellësh disa telefona dhe drogë, përndryshe do të vras ty dhe familjen tënde", është kërcënuar oficeri i burgut në emër të Alket Rizait, i cili pohon se kjo ishte hera e parë që kishte ndodhur.
"Ai m’u përgjërua se nuk mund ta bënte por unë e kërcënova. Domethënë e bëri, sepse kishte frikë për jetën e tij dhe të familjes së tij", thotë Alketi duke folur nga burgu. Përsa i përket gardianit të dytë të përfshirë në këtë aferë, i dënuari shqiptar thotë se nuk di gjë.
Ndërkohë dy oficerët e burgut të arrestuar me sasinë e drogës, do të dërgohen në gjykatë.