Berisha: Ibrahim Kodra, një nga piktorët më të mëdhenj të kohërave
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot piktorin Ibrahim Kodra si një nga piktorët më të mëdhenj të kohës, por kryevepra e të gjithë veprimtarisë së tij mbetet "Shqipëria fantastike".
Kryeministri Berisha vizitoi ekspozitën "Shqipëria fantastike" të Ibrahim Kodrës, të hapur në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, në kuadër të aktiviteteve në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Berisha tha se "Kodra, një nga piktorët më të mëdhenj, krijues vigan, që ekspozoi veprat e tij me Pablo Pikason, Modilianin e Salvador Dalin, me piktorët më të mëdhenj të kohës, vjen këtu, në 100 vjetorin e pavarësisë, më dinjitoz se kurrë, me kontributin e tij të madh në gjeninë krijuese të kombit".
"Kodra ishte një piktor prodhimtar. Veprat e tij fillojnë me peizazhin e Tiranës, në prag të largimit të tij nga Shqipëria dhe vazhdojnë me eksplorimin e stileve, në veçanti të kubizmit, në të cilin ai është një nga kalorësit më të mëdhenj të kohërave. Në kohëra të ndryshme, Ibrahim Kodrës i kanë vlerësuar dhe veprat e tij janë shpallur kryevepra, por kryevepra e të gjithave është 'Shqipëria Fantastike", tha Berisha.
Kryeministri Berisha shtoi se "piktori donte t'i tregonte botës Shqipërinë si parajsë e vogël e Mesdheut. Këto ishin ndjenjat dhe kjo ishte dashuria e Ibrahim Kodrës për vendin e tij". Duke shprehur nderimin më të madh për këtë kolos të pikturës të shekullit që shkoi, kryeministri ftoi qytetarët shqiptarë të vizitojnë këtë ekspozitë.
(el.me/BalkanWeb)