Kapercehen pengesat komisioni javen e ardhshme merr ne pyetje kreun e SHISH

Bahri Shaqiri
Tirane 17 shkurt 2011 NOA- Kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri pritet te deshmoje ne komisionin hetimor parlamentar te ngritur per ngjarjet e 21 janarit javen e ardhshme.
Burime zyrtare nga ky komision konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se anetaret e komisionit jane pajisur tashme me certifikatat e sigurise dhe nuk ka me pengesa per deshmine e kryetarit te SHISH-it ne kete komision.
Kreu i SHISH ishte paralajmeruar se do te thirrej nga komisioni rreth dy jave me pare dhe ka qene pikerisht mungesa e ketyre certifikatave te sigurise ajo qe ka bere shtyrjen kesaj seance pyetjesh.
Ne kete komision kane deshmuar nje sere perfaqesuesish te politikes shqiptare duke filluar nga Kryeministri Berisha Kryeparlamentarja Jozefina Topalli drejtues te Gardes se Republikes se Shqiperise Kryeprokurorja e vendit etj.
Puna e ketij komisioni konsiston ne zbardhjen e rrethanave dhe organizatoreve te demonstrates se 21 janarit ku humben jeten kater persona dhe u plagosen dhjetera te tjere.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeBahri Shaqiri certifikatat e sigurise deshmine komisioni hetimor. javen e ardhshme zbardhjen e rrethanave