E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha armiku i transparences

Partia Socialiste ka deklaruar se deklarata e kryeministrit Berisha për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është një farsë.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Besnik Bare është shprehur se Berishës i intereson vetëm të vjedhë zgjedhjet, ashtu sikurse bëri në zgjedhjet e qershorit 2009.

“Berisha nuk mund të fshihet më, pasi duke djegur fletët tregoi se ai është përgjegjësi i vjedhjes së zgjedhjeve. Ai u tregoi miqve ndërkombëtarë se është armiku numër një i transparencës së zgjedhjeve në Shqipëri”, ka pohuar Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›