Kapet 100 kg drogë në Afganistan
Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë të cilën udhëheq NATO-ja, njoftoi përmes një komunikate se konfiskimi i drogës është kryer gjatë një bastisjeje në krahinën Helmand. Sipas radio Evropa e Lire konfiskimi, i cili përfshin plot 100 kilogramë heroinë, cilësohet të jetë kapja e një prej rrjeteve më të mëdha të narkotikëve që kur nisi lufta në këtë vend dhjetë vite më parë.