SHBA, goditen emigrantet kriminele
Ne njoftimin zyrtar për shtyp, Zyra e Emigracionit dhe e Doganave ne shba, ka saktesuar se te gjithë te arrestuarit ne operacionin “Cross Check” janë me precedentë penale dhe te dënuar për krime te ndryshme, si vrasje, tentative për vrasje, rrëmbim personi, grabitje me arme, trafik droge apo trafik qeniesh njerëzore. Zyra e Emigracionit dhe e Doganave ka nisur operacionin “Cross Check” që në vitin 2009, me qëllim kapjen dhe largimin e emigrantëve të paligjshëm dhe kriminelëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që prej atëherë janë arrestuar mbi 7400 persona, por i fundit vlerësohet si operacioni me i madh te gjitha kohërave kundër elementeve kriminale. Sipas raportimeve te mediave amerikane te arrestuarit vinin nga shtete si Shqipëria, Serbia, Polonia, India, Meksika, Jordania, Xhamajka, etj.