E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 70 kg drogë Lazarati, në pranga 2 korrierët

GJIROKASTËR-Policia kufitare e Kakavijës ka mundur të arrestojë 2 persona në tentativë për të transportuar drejt Greqisë një sasi prej 70 kg drogë e llojit mariuanë që vinte nga Lazarati.

Drejtoria rajonale për kufirin dhe migracionin Gjirokastër bëri të ditur sot se në pranga kanë rënë shtetasit Aleksandër Veshi, 29 vjec, banues në Gjirokastër dhe Gazmend Demushi, 20 vjec lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, Student në Universitetin Eqerem Çabej Gjirokastër, për Anglisht vitit i parë.
Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim e dy autorëve të tjerë por për arsye hetimi nuk bëhet të ditur identitetet e tyre.

Operacioni
Policia jep detaje nga operacioni që mundi të sekuestrojë sasinë prej 70 kg mariuanë. Mësohet se më datën 11.06.2011, rreth orës 23.00, në vendin e quajtur Gryka e Bogazit , në një rrugë që të çon në kufirin me shtetin grek, Shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër që kryenin shërbim në kufirin e Gjelbër kanë konstatuar me anën e mjeteve logjistike moderne të vëzhgimit 4 shtetas të cilët lëvizin në drejtim të kufirit me shtetin grek ku transportonin disa çanta të mëdha shpine që dyshohej se ishin me lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre, por në momentin që janë afruar janë diktuar nga ana e këtyre shtetasëve të cilët kanë hedhur çantat dhe janë larguar me vrap duke përfituar nga errësira.
Policia Kufitare ka rrethuar zonën ku pas disa minuatash ka bërë të mundur kapjen e njërit prej tyre.

Më pas punonjësit e Policisë Kufitare kanë gjetur edhe tre çanta të mëdha shpine të të mbushura me pako në të cilat kishte lëndë narktoiek të dyshuar si Mariuanë. Grupi Hetimor konstatoi se në të tria çantat kishte 70 pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë me peshë një kilogramë secila gjithsej 70 kilogramë Mariuanë. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se lënda narkotike është marrë në Lazarat dhe do të trasportohej për në shtetin Grek.

Po nga krehja e zonës të bërë nga ana e Policisë Kufitare poshtë fshatit Peshkëpi e Sipërme, në një Punishte Guroreje është konstatuar një automjet tip Rover me targa AC 723 PX, i mbyllur , ku dyshohej se ky automjet kishte bërë transportimin e lëndës narkotike deri në atë vend.
Pas organizimit u bë e mundur kapja e autorit të dytë që rezultoi të ishte edhe drejtuesi i automjetit tip Rover që u gjet nga ana e Policisë Kufitare.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë vijuar krehjen e zonës dhe kanë ngritur shërbime të fshehta për të bërë të mundur kapjen e dy autorëve të tjerë që mundën të largohen duke përfituar edhe nga errësia dhe terreni i vështirë.

Të dy shtetasit që u kapën në vendngjarje si dhe automjeti tip Rover dhe lënda narkotike janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›