Kapet anëtari i klanit “Duka”, Elvis Gaçaj ka qenë i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Policia e Tiranës prangosi këtë të shtunë dy persona, Elvis Gaçajn dhe Marsel Dobin të identifikuar si pjesëtarë të klanit “Duka”.
Ata u kapën me pistoletë pa leje, municion luftarak dhe një sasi kanabisi, teksa lëviznin me makinë.
Elvis Gaçaj është arrestuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe për vjedhje.
Po ashtu, ai është akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa në vitin 2015 i shpëtoi një atentati që iu bë në Tiranë, ndërkohë që qarkullonte me makinë./vizionplus.tv