E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau të moshuarin, autori Isuf Hasa lihet në burg. Nuk jep shumë shpjegime në gjykatë

Gjykata Penale lë në burg Isuf Hasën, autorin e vrasjes me çekiç të 81-vjeçarit Xhemal Meta.

Autori para togave të zeza tha se e ka kryer krimin dhe nuk ka çfarë shton më shumë, duke mos dhënë asnjë arsye.

Prokurori i çështjes, Albert Demirneli i kërkoi gjykatës që autori të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “vrasje me paramendim”, kërkesë kjo që u pranua nga togat e zeza.

Ngjarja ndodhi më 13 janar, ku fillimisht u raportua se i moshuari u gjet i pajetë, por më pas policia zbardhi ngjarjen duke thënë se bëhej fjalë për vrasje.
Isuf Hasa pasi kreu krimin e rëndë, i mori viktimës 200 mijë lekë.

Në dëshminë e tij para autoriteteve autori Hasa u shpreh se shkak i vrasjes ka qenë pasi viktima i ngacmonte gruan.

Menjëherë pas krimit, Hasa u arratis nga fshati dhe shkoi tek e bija në Vorë, vend ku u gjet dhe arma e ftohtë e krimit, çekiçi ndërsa paratë që i kishte grabitur, 81- vjeçarit, Xhemal Meta, i kishte fshehur në banesën e tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›