E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet duke vjedhur pjesë prej metali bakri, hetohet në gjëndje të lirë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë filluar proçedimin penal në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin me iniciale G.M, 12 vjec, banues në Kavajë, sepse në ora 18.00, në lagjen 3 Kavajë, është kapur në flagrancë duke vjedhur pjesë prej metali bakri me vlerën e 50 000 lekëve në banesën e një shtetasi.
 

Materialet në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›