Prangosen dy të rinj, vidhnin kabull telefoni

Shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve : Mariglen Xheladin Nela, 21 vjeç, banues në Yzberisht Tiranë, Bruno Xheladin Nela, 19 vjeç, banues në Yzberisht Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye sepse dje në mesditë dyshohet se kanë vjedhur afro 30 metra linear kabull telefoni, e cila arrin vlerën e 130 000 lekëve.
Arrestimi i tyre u realizua pas kallzimit të punonjësve të Kompanisë Albtelekom. Ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm, është gjetur një sasi kabulli telefonik i prerë në disa pjesë.
Materialet në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes” .