E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i dyshuari për sulmin në Times Square?

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Eric Holder, ka njoftuar se amerikane kanë arrestuar një njeri, në lidhje me përpjekjen për sulm me bombë në sheshin “Times Square” në New York, në momentin kur ai po përpiqej të largohej nga SHBA-ja.

Holder theksoi se i dyshuari u arrestua në aeroportin ndërkombëtar John F.Kennedy në New York, përderisa po bëhej gati që të hynte në aeroplanin që fluturonte për në Dubai.

Prokurori i përgjithshëm tha se po vazhdon hetimi për atë që ai e quajti “akt terrorist”.

“Hetimet janë në vazhdim e sipër, ashtu si përpjekjet tona për të grumbulluar informata të nevojshme. Por është e qartë se qëllimi i këtij akti terrorist ka qenë të vriten amerikanë”, tha Holder.

Mediet raportuan se i dyshuari, i cili thuhet se është një amerikan 30 vjeçar me origjinë nga Pakistani, besohet që së fundi ishte kthyer në SHBA nga një udhëtim në Pakistan.

Besohet se ky është personi që kohë më parë e kishte blerë automjetin, të cilin e kishte mbushur me benzinë, propan, fishekzjarrë dhe nitrate në sheshin “Tims Square”.

Zyrtarët në New York theksuan se ende nuk dihet nëse ky person ka vepruar vetëm, apo u frymëzua nga diçka, apo po zbatonte urdhra të dhëna nga dikush tjetër, por është bërë e qartë se ka një element ndërkombëtar në këtë komplot.

Prefekti i New Yorkut, Michael Bloomberg, më herët theksoi se gjetur dëshmi që atentati i dështuar në Times Square ka lidhje me Al Qaidën apo ndonjë organizatë tjetër terroriste.

"Nuk ka dëshmi që ky atentat të ketë lidhje me Al-Qaidën ose ndonjë organizatë tjetër terroriste. Unë besoj se ne do të arrijmë të gjejmë kush e ka bërë këtë. Njerëzit ndjehen të sigurt në New York dhe do të vazhdojnë të vijnë këtu'', tha Bloomberg.

Megjithatë, gazeta amerikane, Washington Post, theksoi se aksioni në Times Square është një komplot i koordinuar i disa personave, të cilët kanë lidhje ndërkombëtare.

Një zyrtar amerikan, i cili deshi të mbetet anonim, pas një bisedë të zhvilluar me hetuesit, ka deklaruar se nuk do të ishte befasi, nëse gjatë hetimeve zbulohet se në këtë aksion kanë qenë të përfshirë edhe faktorë të jashtëm.

Por zyrtarët tërhoqën vërejtjen se madje edhe nëse hetimet ecin në drejtim të lidhjeve ndërkombëtare, të cilat kanë mundur t’i kenë sulmuesit, kjo nuk nënkupton se në këtë aksion kanë qenë të përzier pjesëtarët e Al Qaidës apo të grupeve tjera terroriste, shtoi WP.

Përgjegjësinë për sulmin e dështuar në Times Square të hënën e morën përsipër militantët talebanë në Pakistan, të cilët theksuan se aksioni është ndërmarrë në shenjë hakmarrje për shkak të vrasjes të dy udhëheqësve të Al Qaidës në Irak, por zyrtarët e policisë theksuan se ende nuk ka dëshmi, të cilat do ta konfirmonin vërtetësinë e kësaj deklarate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›