Tajvani me zyre turistike në Kinë
Tajvani ka hapur sot një zyre turistike në Pekin, e cila paraqet praninë e parë zyrtare të ishullit në kryeqytetin e Kinës, që nga ndarja mes dy palëve, pas luftës qytetare në vitin 1949.
Edhe Kina më vonë gjatë kësaj jave do të hap zyrën e saj në Tajpeh, në kuadër të masave reciproke, të cilat kanë për qëllim që të rihapin lidhjet turistike mes dy palëve.
Që nga ngritja e tij në pushtet, në vitin 2008, presidenti i Tajvanit, Ma Ying Jeou, ka promovuar në mënyrë active lidhjet me Pekinin.
“Qëllimi është që natyra e Tajvanit të prezantohet para banorëve të Kinës dhe për të promovuar mirëbesimin e ndërsjellë mes dy palëve, nëpërmjet turizmit. Ky është synimi më i rëndësishëm”, deklaroi kryesuesi i zyrës turistike të Tajvanit në Pekin, Yang Ruizong.
Yang është zyrtari i parë i lartë tajvanez, i cili do të vendoset në Pekin, një e arritur kjo e madhe në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, pas dekadave të tëra të armiqësisë.
Përkundër ndarjes para gjashtë dekadave, Kina vazhdon ta cilësojë Tajvanin e vetëqeverisur si territor të vetin.