E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kapet i riu me pistoletë/ Denis Franja lëvizte i armatosur në rrugët e Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë Denis Franja.

Agjentët kanë proceduar në gjendje të lirë edhe shokun e tij, pasi dyshohet se ai kishte dijeni, por nuk e kishte raportuar.

Operacioni ‘Ndjekja’ është finalizuar nga komisariati nr.6, ku efektivët janë vënë në ndjekje të mjetit, ku po udhëtonin këta dy persona.

Në rrugën e Kavajës, pasi kanë kontrolluar makinën, policia gjeti pistoletën dhe municione luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›