E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i shpalluri në kërkim, duhej të shlyente 2 muaj burg caktuar nga gjykata

Durrës, 11 korrik, NOA Forcat e policisë së Durrësit kanë ekzekutuar urdhrin e nxjerrë nga gjykata ndaj 34-vjeçarit Gentian Katellari, lindur dhe banues në Durrës.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky akt ndaj tij është ndërmarrë pasi ai është dënuar me dy vjet e dy muaj e njëzet ditë burgim në mungesë për veprën penale të Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, parshikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

Katellari është shpallur në kërkim me shkresë nr.913 nga Drejtoria e Policisë së  Durrësit.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›