Arrestohet 28-vjeçari, vodhi një kabëll elektrik në aksin rrugor Kamëz-Institut

Tiranë, 11 korrik, NOA Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Shkëlqim Avdia, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur kabëll elektrik në aksin rrugor Kamëz-Institut.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA