E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet kanabis Lazarati nje ne pranga nje tjeter ne kerkim

Sarande 1 nentor 2011 NOA - Sherbimet e Luftes Kunder Narkotikeve ne Komisariatin e Policise Sarande ne aksin rrugor Gjirokaster-Sarande ne vendin e quajtur Fusha e Vrionit kane konstatuar automjetin tip autoveture e markes AUDI me ngjyre gri me targa TR 2375 I vitprodhimi 2001 i cili eshte larguar me shpejtesi ne drejtim te qytetit te Sarandes sapo i eshte bere shenje per te ndaluar.
Personat qe ndodheshin brenda tij kane braktisur mjetin ne afersi te nenstacionit elektrik ne hyrje te qytetit te Sarandes dhe kane mundur te largohen.
Nga kontrolli i automjeti brenda jane gjetur dhe sekuestruar 127 kg lende narkotike e dyshuar si Canabis sativa e cila ishte e mbeshtjelle me natriban ngjyre kafe e futur brenda 4 cantave te medha te zeza. Gjithashtu brenda ne kete automjet jane gjetur nje arme zjarri tip automatik kallashnikov me nje kreher me 28 fisheke nje tabele e ngjashme me ate te punonjesve te policise nje feneline policie si dhe nje pale targa BR 903 DB te cilat sipas dokumentacionit te mjetit ishin target origjinale ndersa ato TR 2375 I te fallsifikuara.
Policia ka arrestuar Sajmir Mehmet Gurguri 26 vjec lindur ne Fier dhe banues ne Hamil te rrethit Fier si pronar i kesaj autoveture dhe bashkepunetor i mundshem ne kete veper penale.
Policia tha se po punohet intensivisht per identifikimin dhe kapjen e autorit tjeter qe ndodhej ne automjet. Lenda narkotike dyshohet se vinte nga Gjirokastra dhe se ishte e destinuar per tu shitur.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›