E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misteri i vdekjes se 22 vjecarit Arjol Kapaj

Venezia 1 nentor 2011 NOA- Doli nga rruga dhe humbi jeten eshte ky fati i te riut shqiptar Arjol Kapaj 22 vjec banues ne Caorle ne afersi te Venezias por per familjaret jeta e tij nuk mund te jete mbyllur aq thjesht.

22 vjecari ishte duke kaluar rrugen Cadore ne periferi teksa po drejtonte makinen e te vellait tip Toyota Avensis.

Ai ra nga rreth 50 metra lartesi per arsye ende te pazbuluara ndersa dyshohet te kete humbur kontrollin mbi mjet duke u perplasur mbi borduren anesore dhe ka perfunduar me tej ne kanalin ne ane te rruges

Makina u permbys totalisht duke perfunduar e fundosur ne ujin e kanalit.

Alarmi per kete ngjarje u dha pak pas mesdite nga nje kalimtar i cili kishte pare automjetin e fundosur.

Ne vendngjarje mberriten menjehere forcat e policise por per 22 vjecarin Kapaj nuk kishte me se cfare te behej.

Lidhur me vdekjen e te riut policia dhe familjaret kane ngritur dyshime duke e cilesuar si te pashpjegueshme vdekjen e tij pasi rruga nuk ishte e rrezikshme dhe as me kthesa ndersa shtohet se viktima nuk eshte perplasur as me ndonje mjet tjeter... e pikerisht per te sqaruar keto pikepyjetje nga ana e policise vijijne hetimet.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›